Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi) ka pritur në një takim Përfaqësuesin e ri të UN Woman në Shqipëri, z. David Sanders.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm e permanent mes KQZ dhe UN Woman dhe kishte si qëllim prezantimin e z. Sander me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Diskutimet mes Znj. Luzi dhe z. Sanders u fokusuan në integrimin e çeshtjeve gjinore në proceset zgjedhore.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi e falenderoi z. Sander për mbështetjen e vazhdueshme që UN Woman i ka dhënë KQZ-së, e njohu me projektet e realizuara nga bashkëpunimi i KQZ më UN Woman.
Një tjetër temë diskutimi ishin edhe projektet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014 në funksion të përmirësimit të punës së KQZ për mirëorganizimin dhe mirëadministrimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Përfaqësuesi i UN Woman nga ana e tij e falenderoi znj. Luzi (Lleshi) për mikëpritjen dhe e siguroi se UN Woman do të vazhdojë të mbështesë KQZ-në në projektet që lidhen me çështjet gjinore.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE