Në ditën e tretë të takimit të 4-të vjetor të Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhor Botërorë (A-WEB), që po mbahet në New Delhi të Indisë, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zj. Lefterije Luzi, prezantoi rastin e Shqipërisë, në seminarin me temë, “Leveraging Technology for Transparent and Credibile Elections”.
Kryetarja Luzi në fjalën e saj u fokusa në regullimet ligjor të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, në funksion të rritjes së transparencës dhe besueshmërië së qytetarëve në procesin e zgjedhor. Zonja Luzi
theksoi se KQZ synon që në të ardhmen të rrisë saktësinë në hedhjen në sistem të rezultateve paraprake dhe të perfeksionojë të gjithë sistemin e teknologjisë së informacionit.