Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bën me dijë se ditën e enjtë, datë 28.04.2016, ora 12.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. “Shqyrtimi i raporteve të auditimit për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore 2015, raporteve të auditimit për financimin e partive politike për vitin kalendarik 2014, dhe vendosjen e sanksioneve administrative”.
2. “Vendosja e sanksioneve administrative për partitë politike të cilat nuk kanë depozituar raportet financiare vjetore për vitin 2015, brenda datës 31 Mars të po këtij viti”.
Sa më sipër, 125 partitë politike të regjistruara në regjistrin e partive politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në nenin 47 të Kodit të Proçedurave Administrative, si subjekte të interesuara, i ftojmë të marrin pjesë në mbledhjen e ditës së enjte, datë 28 prill, në orën 12.00. Mbledhja zhvillohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili tashmë ka ndërruar adresë dhe ndodhet në Rrugën “Ibrahim Rugova”, nr 4, ose pranë Katedrales Ortodokse, Tiranë.
Për çdo informacion të hollësishëm, mund të vizitojnë faqen zyrtare të internetit, www.cec.org.al.
Partite Politike te regjistruara ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane