Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shyqrtoi dhe miratoi:

  • Projekt-vendimin, “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.7, datë 23.03.2009, “Për miratimin e detyrave të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ushtrisë në zgjedhje” i ndryshuar.
  • Projekt-vendimin, “Për lirim dhe emërim anëtari të KZAZ-së nr.87, Qarku Vlorë, propozuar nga Partia Republikane.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shyrjen për në mbledhjen e ditës së mërkurë dt. 22.04.2015, për shqyrtimin e:

  • Projekt-udhëzimit, “Për organizimin e punës në Vendin e Numërimit të Votave, radhën e veprimeve gjatë dorëzimit të materialeve zgjedhore, numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor.
  • Projekt-vendimit, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar, që do të organizojë punën për paraqitjen e z.Ilirjan Gaxhenji, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.