Trajnim mbi monitorimin e financave të fushatës zgjedhore për ekspertët financiarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Aksioni kundër Krimit Ekonomik të Këshillit të Evropës në Shqipëri organizuan një trajnim mbi ‘Monitorimin e financave të fushatëas zgjedhore për ekspertët financiarë’.

Ky trajnim plotëson aktivitetet në vijim dhe kontributet për mbështetje të vazhdueshme ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në forcimin e kapaciteteve të saj për të monitoruar financimin e fushatës zgjedhore.

Për më tepër, fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve të ekspertëve financiarë të pavarur, për monitorimin e fondeve të fushatës zgjedhore. Porgrami i Trajnimit përfshiu një prezantim dhe udhëzim mbi metodologjinë dhe një strategji për realizimin e monitorimit për Zgjedhjet e vitit 2017.

Pjesëmarrësit morën dijeni dhe do të thelluan njohurite rreth detyrimeve ligjore mbi rolin e tyre si ekspertë dhe vëzhgues në procesin e monitorimit, gjë që vijon përshtatjen e Ligjit nr. 90/2017 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, Për Partitë Politike’, të ndryshuar’.

Nëpërmjet këtij aktiviteti, Aksioni kundër Krimit Ekonomik i KiE dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kontribuan në sigurimin e kapaciteteve të mjaftueshme të ekspertëve/vëzhguesve të emëruar zyrtarisht për të kryer një vëzhgim në kohë reale të aktiviteteve të partive në terren, duke i krahasuar me një pikë referimi të përcaktuar.