Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri dhe zëvëndëskryetari, z. Denar Biba pritën në një takim Ambasadoren e Bashkimit Evropian, zj. Romana Vlahutin.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi përgatitjet për procesin zgjedhor të datës 25 qershor dhe masat që KQZ ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit.

Kryetari i KQZ-së, z. Zguri e falenderoi Ambasadoren Vlahutin për mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë Komisionit në funksion të realizimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.