Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fton dhe mirëpret pjesëmarrjen e çdo të interesuari, ditën e premte, më datë 17.10.2014, në qytetin e Lezhës, në sesionet e trajnimit të përgjithshëm dhe për funksione të veçanta të administrimit të zgjedhjeve, si dhe sesion edukimi për votuesit.
Veprimtaria, e cila do të zhvillohet në Bibliotekën e qytetit të Lezhës, trajton temat:
Ora 9:00-10:00 Sesion trajnimi për ngritjen/funksionim/detyrat e Komisionit Zonal të
Administrimit Zgjedhor (KZAZ);
Ora 10:30-11:30 Sesion trajnimi për ngritjen/funksionim/detyrat e Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV);
Ora 12:00-13:30 Sesion trajnimi për njohuri të përgjithshme për procesin zgjedhor "Sistemi zgjedhor, administrata zgjedhore, institucionet e ngarkuara me detyra nga Kodi Zgjedhor, cikli zgjedhor, roli i medias";
Ora 14:00- 15:30 Sesion edukues: "Të votosh- vlerë e demokracisë- e drejtë dhe detyrë qytetare".
Votues, komisioner apo vëzhgues i procesit zgjedhor të ardhshëm, njohuritë ligjore për të gjithë etapat dhe procedurat e procesit zgjedhor i shërbejnë rritjes së standarteve të procesit zgjedhor!
Skema e trajnimeve për zgjedhjet e pjeshme të datës 03.11.2013
Njoftim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë trajnuesit dhe anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit se trajnimi do të vazhdojë edhe më datë 7 maj.
Lutemi të gjithë anëtarët e KQV-ve të trajnohen para se të marrin bazën materiale pranë KZAZ-ve përkatëse.
Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve, Sektori i Trajnimeve me telefon 04 22 81 662, 04 22 81 683
Njoftim
Njoftohen të gjithë trajnuesit dhe anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave (GNV-ve) se programi i i trajnimit për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, do të zhvillohet më datë 6 maj 2011.
Lutemi të gjithë trajnuesve dhe anëtarëve të GNV-ve të paraqiten në vendin e trajnimit ora 16.00 pranë KZAZ-ve përkatëse.
Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve, Sektori i Trajnimeve me telefon 04 22 81 662, 04 22 81 683.
Njoftim
Njoftohen të gjithë trajnuesit dhe anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit (kqv-ve) se programi i i trajnimit për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, do të zhvillohet nga data 1 maj deri më 7 maj 2011.
Lutemi të gjithë anëtarët e kqv-ve të paraqiten në vendin e trajnimit ora 9.00, sipas skemës së trajnimit, që disponon kzaz dhe partitë politike, që i kanë propozuar ata.
Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me Drejtorinë e komisioneve zgjedhore, trajnimit dhe edukimit të zgjedhësve, sektori i trajnimeve me telefon 04 22 81 662, 04 22 81 683, Ose konsultoni faqen tonë të internetit www.cec.org.al
Njoftim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadrin e përgatitjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011, në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor do të zhvillojë programin trajnues me anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit të zgjedhjeve (KZAZ). Lutemi të gjithë anëtarët e KZAZ-ve të paraqiten në vendin e trajnimit, sipas tabelës skemë.
• Trajnimi do të zhvillohet më datë 26 prill, ora 9.00.
• Për çdo informacion kontaktoni në adresën:www.cec.org.al
Skema e Trajnimit
Njoftim
Njoftohen të gjithë trajnuesit e anëtarëve të komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor (KZAZ-ve) dhe të gjithë anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, se programi i parë i trajnimit do të zhvillohet më datë 26 mars 2011, ora 09:OO, sipas tabelës skemë.
Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve, Sektori i Trajnimeve me telefon 04 22 81 662, 04 22 81 683,
Skema e Trajnimit