Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve 1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2

Rreth KQZ

Mbledhjet Live

Lidhje

Kushtetuta

Kodi Zgjedhor

Rezultatet

Rreth KQZ-së

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është një organ i përhershëm që përgatit, mbikqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.

Në zbatim të nenit 21 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja kryen këto detyra kryesore:

1. Nxjerr në zbatim të ligjit dhe brenda sferës së juridiksionit të saj, vendime dhe udhëzime me fuqi juridike të përgjithshme në të gjithë territorin e Republikës.

2. Merr vendime për njësimin e praktikave zgjedhore.

3. Drejton dhe kontrollon kolegjalisht, nëpërmjet anetareve dhe strukturave te saj, proçesin parazgjedhor dhe atë zgjedhor.

4. Miraton kufijtë e zonave të administrimit zgjedhor, në përputhje me këtë Kod.

5. Propozon ndarjen e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend.

6. Regjistron pjesëmarrjen në zgjedhje të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend, në përputhje me proceduarat e këtij Kodi.

7. Shpall me vendim rezultatin e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore, kandidatët fitues për zgjedhjet në Kuvend, kandidatë fitues për anëtarët e këshillave për organet e qeverisjes vendore.

8. Shpall me vendim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi, në përputhje me këtë Kod.

9. Kryen, me shpenzimet e veta, kurse trajnimi jo më vonë se 30 ditë pas emërimit të anëtarëve të KZAZ-ve dhe në përfundim të tyre, pas kryerjes së testimeve, u jep atyre dëshminë përkatëse. Për anëtarët e KQV-ve kryen, me shpenzimet e veta, sesione kualifikimi për legjislacionin zgjedhor. KQZ-ja merr masa dhe organizon edhe programe për edukimin zgjedhor të shtetasve.

10. Kryen trajnime për administrimin zgjedhor jashtë periudhës zgjedhore dhe në mënyrë periodike për të gjithë të interesuarit dhe shpërndan dëshmitë përkatëse. Trajnimet mund të jenë të përgjithshme dhe të specializuara për funksione të veçanta të administrimit të zgjedhjeve.

11. Emëron dhe shkarkon, në përputhje me këtë Kod, anëtarët e KZAZ-së dhe i mbikëqyr ata në përmbushjen e detyrave të tyre.

12. Boton buletinin e zgjedhjeve, i cili përmban rezultatet e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore dhe qendër votimi, raportin për shpenzimet zgjedhore, si dhe publikon raportet, sipas nenit 91 të këtij Kodi.

13. Ushtron kontrollin mbi financimet e fushatës zgjedhore, në përputhje me këtë Kod.

14. Kryen detyra të tjera që burojnë nga ky Kod ose nga ligje të tjerë.

Rendi Ditës Maximize

Barazia Gjinore Maximize

Lista e Zgjedhësve Maximize

Galeria Maximize

Lidhje të tjera Maximize

Rrjete Sociale Maximize