Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 27.06.2019, Ora 14:00, me rend dite:

  1. “Për një shtesë në vendimin nr.857 të datës 25.06.2019, për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Radio Televizionit Shqiptar, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për një shtesë në vendimin nr.859 të datës 25.06.2019, për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Ora News, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  3. “Për miratimin e gazetarve të Top Channel, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  4. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit Channel One, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  5. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  6. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarve të KZAZ-ve nr.26, nr.40, dhe sekretarit kryesisht të KZAZ-së nr.42, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.