Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 26.06.2019, Ora 14:30, me rend dite :

  1. “Për miratimin e gazetarëve të Associated Press, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për lirim dhe emërim të sekretarve të KZAZ-ve nr 20, nr.36, nr.38, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  3. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve nr.0990, Bashkia Klos, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.