Për përfundimin e procedurës për testimin për pozicionin e lirë të punës, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në zbatim të Kreu V, Neni 26, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu VII i VKM nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, u kryen procedurat e fazës së parë të konkurimit, verifikimi i dokumentacionit për zhvillimin e konkurrimit për pozicionin e lirë të punës, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të parashikuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore ju njofton se ky testim, në fazën e dytë, vlerësimi i kantidatit, nuk u zhvillua për shkak se në datën dhe orën e caktuar nuk u paraqit kantidati për të marrë pjesë në këtë testim.

Komisioni i Ngritjes në Detyrë vendosi mbylljen e procedurës së testimit për pozicionin e punës, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës, pa asnjë të përzgjedhur për shkak të mosparaqitjes së kandidatit.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve