Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të shpallë rezultatin përfundimtar të zgedhjeve për organet e qeverisjes vendore:
  • Rezultatin për kandidatët për kryetar bashkie, të cilët janë zgjedhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zonat zgjedhore përkatëse.
  • Rezultatin e votave të fituara nga secili subjekt në shkallë kombëtare, bazuar në numrin e votave të fituara nga çdo subjekt zgjedhor në votimin për këshillat e qeverisjes vendore.
  1. “Për shpërndarjen e fondeve partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë listën e partive politike që përfitojnë fonde sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe listën e partive politike që duhet të kthejnë fonde sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019. Afati kohor për kthimin e fondeve nga partitë politike, do të bëhet brenda 90 ditëve nga shpallja e vendimit të KQZ.