Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. Raportet e auditëve teknicien për mbikëqyrjen e procesit të hartimit të listave të zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. KQZ vendosi që gjetjet dhe rekomandimet e auditëve t’i përcillen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
  2. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Artur Roshi.
  3. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z. Nikolin Staka.
  4. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, Zef Shtjefni.
  5. “Per lirimin dhe emërimin e sekretarit dhe anëtarit të KZAZ nr.41, shkarkim dhe emërim kryesisht të anëtarit të KZAZ nr.23”.
  6. “Për emërimin e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të KZAZ-ve, për Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  7. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z.Altin Malokaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Altin Malokaj.
  8. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z.Ardian Kokomani, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Ardian Kokomani.
  9. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Dorjan Teliti, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Dorjan Teliti.
  10. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Gavrosh Zela, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Gavrosh Zela.
  11. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z.Isuf Meta, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z. Isuf Meta.
  12. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Lisander Hoxha, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Lisandër Hoxha.
  13. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z. Skerdilaid Sulozeqi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z. Skerdilaid Sulozeqi.
  14. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Reformave Demokratike Shqiptare’, me kryetar z. Krenar Rryçi, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  15. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Demokracia Sociale” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Dekomracia Sociale’, me kryetar z. Paskal Milo, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  16. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Zgjidhja” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Zgjidhja’, me kryetar z. Koço Kokëdhima, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  17. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia e Pajtimit Kombëtar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia e Pajtimit Kombëtar’, me kryetar z. Spartak Dobi, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  18. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Socialpuntore Shqiptare” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Socialpuntore Shqiptare’, me kryetar z. Ramadan Ndreka, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  19. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Ligj dhe Drejtësi” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Ligj dhe Drejtësi’, me kryetar z. Spartak Ngjela, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  20. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Fryma e Re Demokratike” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Fryma e Re Demokratike’, me kryetar z. Bamir Topi, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  21. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Aleanca Kuq e Zi” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Aleanca Kuq e Zi’, me kryetar Lumturi Ratkoceri, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  22. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Lista e Barabartë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Lista e Barabartë’, me kryetar z. Ben Blushi, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  23. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak, si më poshtë;
  • Qarku Elbasan, Bashkia Belsh, z. Nexhip Elezi.
  • Qarku Elbasan, Bashkia Belsh, znj. Marinela Pepa.