Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projekvendimet:

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Shkëlqim Hoxha, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Shkëlqim Hoxha.
  2. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Besnik Fucia, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Besnik Fucia.
  3. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Petrit Vargu, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Petrit Vargu.
  4. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Komuniste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar z. Qemal Cicollari, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  5. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, znj. Fatjona Dhimitri.
  6. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korccë, z. Andi Përmeti.
  7. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, z. Eugen Bojaxhi.
  8. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Erion Piciri.
  9. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillin bashkiak Rrogozhinë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë, për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumemërore të subjektit politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Adelina Ceka, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.