Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qarku Elbasan, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit, për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qarku Elbasan dhe të shpallë fitues kandidatin për Kryetar të Bashkisë Elbasan z. Gledjan Llatja, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
  2. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Elbasan, Qarku Elbasan, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Elbasan, Qarku Elbasan.
  3. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, Qarku Lushnje, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit, për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, Qarku Fier dhe të shpallë fitues kandidatin për Kryetar të Bashkisë Lushnje, z. Fatos Tushe, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
  4. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Lushnje, Qarku Fier, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit, për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Lushnje, Qarku Fier.

“Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.1 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Emigracioni Shqiptar”. KQZ hodhi shortin për kërkesën ankimore nr. 1, e cila do të relatohet në mbledhjen e datës 05.07.2019.