Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për miratimin e një vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës të Kosovës, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Ambasadës së Kosovës, për akreditimin e një vëzhguesi afatshkurtër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  2. “Për nxjerrjen jashtë përdorimit të materialeve zgjedhore (fletë votimi ,vula, kuti votimi, kode siguri) të qendrave të votimit në KZAZ nr.6, Qarku Shkodër dhe zëvendësimin e tyre me materialet zgjedhore të nevojshme”. KQZ vendosi të nxjerrë jashtë përdorimit fletët e votimit për kryetar dhe kandidat për këshillin e bashkisë Vau i Dejës, dhe të prodhojë e pajisë KZAZ-në nr. 6 me 39.527 fletë votimi për kandidatët për kryetar dhe 39.527 fletë votimi për kandidatët për këshillin e bashkisë Vau i Dejës. Gjithashtu KQZ vendosi të nxirren jashtë përdorimit vulat e KQZ-ve dhe të zëvëndësohen ato me vulat rezervë. Të nxirren jashtë përdorimit vulat e kryetarëve të 53 KQV-ve të KZAZ-së nr. 06, dhe të prodhoje e pajisë KZAZ-në nr. 6 me 53 vula për kryetarët e KQV-ve. KQZ vendosi të dërgojë në KZAZ-në nr. 6, 106 kuti votimi dhe kuti të materialeve zgjedhore së bashku me kodet e sigurisë përkatëse.  KQZ vendosi të dërgojë në KAZ-nr. 6, Qarku Shkodër, të gjithë materialet e tjera zgjedhore të parashikuara nga neni 99 i Kodit Zgjedhor.
  3. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  4. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarve të KZAZ, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 1019”.
  5. “Për shqyrtimin e propozimit për dnryshimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së nr.44, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.