Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për një shtesë në vendimin nr.857 të datës 25.06.2019, për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Radio Televizionit Shqiptar, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi miratimin e kërkesës së Radio Televizionit Shqiptar, për akreditimin e 7 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  2. “Për një shtesë në vendimin nr.859 të datës 25.06.2019, për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Ora News, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi miratimin e kërkesës së televizionit Ora News, për akreditimin e 5 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  3. “Për miratimin e gazetarve të Top Channel, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi miratimin e kërkesës së televizionit Top Channel, për akreditimin e 111 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  4. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit Channel One, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi miratimin e kërkesës së televizionit Channel One, për akreditimin e 6 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  5. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Delegacionit të Bashkimit Europian, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Delegacionit të Bashkimit Evropian, për akreditimin e 8 vëzhguesve afatshkurtër, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore.
  6. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesit të Ambasadës Gjermane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Ambasadës Gjermane, për akreditimin e 2 vëzhguesve afatshkurtër dhe 1 përkthyesi, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore.
  7. “Për miratimin e gazetarve të Fax News, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi miratimin e kërkesës së televizionit Fax News, për akreditimin e 39 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  8. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  9. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarve të KZAZ-ve nr.26, nr.40, dhe sekretarit kryesisht të KZAZ-së nr.42, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  10. “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së nr. 53, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.
  11. “Për miratimin e gazetarëve të AFP, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi miratimin e kërkesës së televizionit AFP, për akreditimin e 3 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  12. “Për miratimin e gazetarëve të Koha Vizion Kosovë, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi miratimin e kërkesës së televizionit Koha Vizion Kosovë, për akreditimin e 2 gazetarëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.