Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet: 

  1. “Për ndryshimin e vendodhjes së VNV nr.42, Bashkia Kavajë, dhe VNV nr.9 Bashkia Tropojë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për miratimin e stafit të Radio Televizionit Austriak “ORF”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Radio Televizionit austriak “ORF”, për akreditimin e 4 përfaqësuesve të tij, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  3. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Britanike, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojëë kërkesën e Ambasadës Britanike, për akreditimin e 4 vëzhguesve afatshkurtër dhe 4 përkthyesve, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
  4. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të medias Bold News, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e medias Bold News, për akreditimin e 5 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  5. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Al Jazeera, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit Al Jazeera, për akreditimin e 4 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019.
  6. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Ambasadës Italiane, për akreditimin e 4 vëzhguesve afatshkurtër dhe 3 përkthyesve, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
  7. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Ambasadës Amerikane, për akreditimin e 20 vëzhguesve afatshkurtër dhe 19 përkthyesve për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
  8. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së nr. 15, bashkia Kurbin, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.