Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet:

 Shqyrtimi i projekt – vendimeve:

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Arjan Shefki Karriqi për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Kandidatit të radhës në listën shumemërore të PArtisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Arjan Karriqi.
  2. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar të Bashkisë Maliq, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.KQZ vendosi të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për Kandidat për Kryetar, Bashkia Maliq, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  • Bashkia Maliq, Qarku Korçë
    1. Z. Gëzim Topçiu
  1. “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.4, depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhor ‘Aleanca Arbnore Kombëtare’ me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 68, për mos regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Maliq, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 68.