Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi proejktvendimet:

  1. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.4, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhor ‘Aleanca Arbnore Kombëtare”. Pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Aleanca Arbnore kombëtare”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 68, për mos regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Maliq, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e datës, 29.05.2019, ora 10:00.
  3. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkia Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Fier, Lushnje, Shkodër, Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për Kandidat për Kryetar:

  • Bashkia Tiranë, Qarku Tiranë
  1. Arben Skenderaj
  2. Erion Veliaj
  • Bashkia Durrës, Qarku Durrës
  1. Valbona Sakollari
  2. Valbona Sako
  • Bashkia Vlorë, Qarku Vlorë
  1. Dritan Leli renditet
  2. Valbona Mezini renditet i dyti.
  • Bashkia Korçë, Qarku Korçë
  1. Leonard Olli
  2. Sotiraq Filo
  • Bashkia Fier, Qarku Fier
  1. Armando Subashi
  • Bashkia Shkodër, Qarku Shkodër
  1. Valdrin Pjetri
  • Bashkia Lushnje, Qarku Fier
  1. Fatos Tushe
  • Bashkia Elbasan, Qarku Elbasan
  1. Gledian Llatja