Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.1, të subjektit  ‘Bindja Demokratike’  me objekt ‘Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.64, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Berat, z.Pavlo Shkarpa’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 64, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Berat, të z. Pavlo Shkarpa, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  2. “Për caktimin e mediave, miratimin e planeve të transmetimit të spoteve televizive dhe radiofonike për edukimin zgjedhor të shtetasve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  3. “Për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ nuk pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve.
  4. “Për lirimin e anëtares të KZAZ nr.32, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  5. Për disa ndryshime në vendimin nr.11, datë 18.01.2019 “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletëve të votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  6. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë ‘Kombëtare Konservatore Albania’, për dorëzimin e dokumentave për regjistrimin e kandidatit për kryetar Bashkia Shkodër, Shtjefen Staku, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi refuzimin e kërkesës së Partisë Kombëtare Konservatore Albania.
  7. “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në këshillin e bashkive të depozituara nga Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, pjestare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Bashkive; Lezhë, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Lushnje, Kamëz, Tiranë, Elbasan, të Partisë Socialdemokrate, pjesëtare e Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.