Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.”

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Gjirokastër, znj. Artemis Kosta Dralo (Malo).

  1. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ nr.10, dy anëtarve të KZAZ nr.43, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi të lirojë nga detyra anëtarin e KZAZ-së nr. 10 dhe dy anëtarë të KZAZsë nr. 43. KQZ vendosi të emërojë anëtarin e KZAZ-së nr. 10, znj. Klementina Ngjeçi dhe dy anëtarë të KZAZ-së nr. 43, z. Florian Shahini dhe z. Ermal Sula.

  1. “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Bashkisë Lezhë, të depozituar nga Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Mohuara të Emigrantëve, pjesëtare e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Lezhë, të Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Mohuara të Emigrantëve, pjesëtare e Koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.