Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se;
a) Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në kategorinë e ulët drejtuese, në pozicionin Përgjegjës  Sektori për Edukimin  e Zgjedhësve. Kategoria e pagës III-a/1.