Njoftim Për Vend Pune

1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se;
a) Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në pozicionin, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës. Kategoria e pagës II-b.

b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion:

1. Administrimi, përmirësimi dhe ruajtja e bazës logjistike zgjedhore;
2. Siguron zbatimin e ligjshmërisë, respektimin e afateve kohore dhe përshtatshmërinë e veprimeve që ndërmerren nga institucioni, për ngritjen dhe administrimin e infrastrukturës logjistike zgjedhore;
3. Bën propozime e jep mendim për aktet nënligjore që miraton KQZ-ja, për çështje që kanë të bëjnë me përgatitjen e materialeve zgjedhore dhe ngritjen e infrastrukturës logjistike, në funksion të mirëadministrimit dhe menaxhimit të bazës logjistike zgjedhore.
4. Zbatimi i detyrave të caktuara për realizimin e projekteve që lidhen me logjistikën zgjedhore.
5. Sigurimi i informacionit të saktë nga komisionet e niveleve të dyta e të treta për plotësimin e nevojave logjistike;
6. Administrimi në KQZ i dokumentacionit të lëvizjes dhe shpërndarjes së bazës materiale dhe logjistike nga KQZ-KZAZ-KQV dhe anasjelltas;
7. Verifikimi i materialeve zgjedhore në inventar, të dorëzuara nga KZAZ-të në përfundim të procesit zgjedhor;
8. Realizimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme për prodhimin e vulave për KZAZ-të, KQV-të, Kryetarët e KQV-ve dhe vulat rezervë bazuar në Kodin Zgjedhor.
9. Realizimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes për transportin e bazës materiale zgjedhore nga KQZ në KZAZ-të bazuar në memorandumin e bashkëpunimit me Qeverinë në procese zgjedhore.
10. Menaxhimi i burimeve mbështetëse, organizimi i punës për akomodimin e punonjësve në funksion të lehtësimit të realizimit të detyrave.
11. Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

• të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
• të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
• të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
• të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

ç) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

– Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në shkencat ekonomike, inxhinierike dhe juridike.
– Eksperiencë jo më pak se 3-vjet në pozicione të nivelit të ulët drejtues në administratën publike.
– Të ketë njohuri të gjera të politikave në shërbimet logjistike, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria, njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe vendosur prioritete dhe respektuar afatet, aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
– Të njohë gjuhën angleze.

• Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqiperisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Procedurave Administrative;
– Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
Rregulloren e Brendshme te KQZ-së
Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:
– letër motivimi për aplikim në vendin vakant,;
– një kopje të jetëshkrimit( C.V );
– fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
– një fotokopje e librezës së punës e plotësuar;
– vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
– fotokopje e letërnjoftimit,
– aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues
– formularët e vlerësimit të punës për periudhën janar – dhjetor për vitin 2015.

Afati i dorëzimit të dokumentave është data 19.08.2016 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.

d) Në datën 22.08.2016, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose mail. Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
dh) Në datën 30.08.2016, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër, si dhe të kualifikuarit pas procesit ankimor.

e) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 01.09.2016, në mjediset e KQZ, në orën 10-00.

f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për Kodin Zgjedhor.

g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), i ngritur pranë institucionit Komisionit Qendror të Zgjedhejve. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 02.09.2016.
Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

i) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 05.09.2016 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 0692893889.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Në se nga procedura e mësipërme pozicioni punës mbetet ende vakant, konkurrimi do të vazhdojë me procedurën si më poshtë:

2. Ngritja në Detyrë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III, “Ngritja në detyrë”, njoftohet se;

a) Në Administratën e KQZ-së ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin Drejtor i Shërbimeve dhe Logjistikës. Kategoria e pagës II-b.

b) Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për ngritjen në detyrë janë:
1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar të një kategorie më të ulët, në të njëjtin institucion apo institucione të tjera të shërbimit civil.
2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv, mirë ose shumë mirë.
4. Të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

c) Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
1. Administrimi, përmirësimi dhe ruajtja e bazës logjistike zgjedhore;
2. Siguron zbatimin e ligjshmërisë, respektimin e afateve kohore dhe përshtatshmërinë e veprimeve që ndërmerren nga institucioni, për ngritjen dhe administrimin e infrastrukturës logjistike zgjedhore;
3. Bën propozime e jep mendim për aktet nënligjore që miraton KQZ-ja, për çështje që kanë të bëjnë me përgatitjen e materialeve zgjedhore dhe ngritjen e infrastrukturës logjistike, në funksion të mirëadministrimit dhe menaxhimit të bazës logjistike zgjedhore.
4. Zbatimi i detyrave të caktuara për realizimin e projekteve që lidhen me logjistikën zgjedhore.
5. Sigurimi i informacionit të saktë nga komisionet e niveleve të dyta e të treta për plotësimin e nevojave logjistike;
6. Administrimi në KQZ i dokumentacionit të lëvizjes dhe shpërndarjes së bazës materiale dhe logjistike nga KQZ-KZAZ-KQV dhe anasjelltas;
7. Verifikimi i materialeve zgjedhore në inventar, të dorëzuara nga KZAZ-të në përfundim të procesit zgjedhor ;
8. Realizimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme për prodhimin e vulave për KZAZ-të, KQV-të, Kryetarët e KQV-ve dhe vulat rezervë bazuar në Kodin Zgjedhor.
9. Realizimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes për transportin e bazës materiale zgjedhore nga KQZ në KZAZ-të bazuar në memorandumin e bashkëpunimit me Qeverinë në procese zgjedhore.
10. Menaxhimi i burimeve mbështetëse, organizimi i punës për akomodimin e punonjësve në funksion të lehtësimit të realizimit të detyrave.
11. Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

d) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

• të jetë nëpunës civil i konfirmuar, të një kategorie më të ulët për të cilën aplikon;
• të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
• të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
• të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

ç) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

– Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në shkencat ekonomike, inxhinierike dhe juridike.
– Eksperiencë jo më pak se 3-vjet në pozicione të nivelit të ulët drejtues në administratën publike.
– Të ketë njohuri të gjera të politikave në shërbimet logjistike, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria, njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe vendosur prioritete dhe respektuar afatet, aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
– Të njohë gjuhën angleze

d) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e diplomës me listën e notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
– Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
– Aktin e emërimit ose konfirmimit si nëpunës civil.
– Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
– Fotokopje të librezës së punës.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Vërtetim i gjendjes gjyqësor.
– Fotokopje të kartës së identitetit.

dh) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 24.08.2016.

e) Në datën 29.08.2016, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile. -Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

f) Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datë 14.09.2016, në mjediset e KQZ- së, në orën 10-00.

g) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të KQZ. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar ( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

• Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqiperisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Procedurave Administrative;
– Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
– Rregulloren e Brendshme te KQZ-së

gj) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet në datën 16.09.2016. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – emaile.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

h) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 23.09.2016.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik 0692893889, ose në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Rruga “Ibraim Rugova” nr.4, Tiranë.
Vetëm nëse nga procedura e mësipërme vendi mbetet ende vakant, konkurrimi do të vazhdojë me procedurën si më poshtë;
Procedura do të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil që plotësojnë kërkesat e veçanta për këtë vend pune, në zbatim të vendimit të organit kopetent të KQZ.

Pranimi në shërbimin civil
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta:
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil,që plotësojën kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,të ligjit 152/2013”Për nëpunësin civil”i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a-Të jetë shtetas shqipëtarë;
b-Të ketë zotësi për të vepruar;
c-Të zotërojë gjuhën shqipe,të shkruar dhe të folur;
d-Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e-Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtje penale me dashje.
f-Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil,që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e veçanta si:
• Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në shkencat ekonomike, inxhinierike dhe juridike.
• Eksperiencë jo më pak se 3-vjet në pozicione të nivelit të ulët drejtues në administratën publike.
• Të ketë njohuri të gjera të politikave në shërbimet logjistike, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria, njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe vendosur prioritete dhe respektuar afatet, aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
• Të njohë gjuhën angleze
d) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
-Fotokopje e diplomës me listën e notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
– Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
– Aktin e emërimit ose konfirmimit si nëpunës civil.
– Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
– Fotokopje të librezës së punës.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Vërtetim i gjendjes gjyqësor.
– Fotokopje të kartës së identitetit.

dh) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 24.08.2016.

e) Në datën 29.08.2016, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet e veçanta të ngritjes në detyrë , të kërkuara më sipër.Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

f) Për datën e Konkurimit- testimit me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, kandidatët do të njoftohen sipas procedurave nga njësia përgjegjëse pranë KQZ-së.

g) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të KQZ. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar ( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

• Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqiperisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Procedurave Administrative;
– Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
– Rregulloren e Brendshme te KQZ-së

gj) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet sipas ecurisë së procedurave. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – emaile.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

h) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.