Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  • ”Për emërimin e auditit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 Qershor 2019”.

KQZ vendosi të emërojë audit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor, z. Zamir Hoxha, propozuar nga Kryetari i KQZ-së.

  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak , në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kanidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë si më poshtë:

  1. Qarku Durrës, Bashkia Krujë, z. Hamit Stema
  2. Qarku Shkodër, Bashkia Fushë-Arrës, znj. Aida Pemaj
  3. Qarku Dibër, Bashkia Mat, znj. Aida Sulika
  4. Qarku Vlorë, Bashkia Delvinë, z. Fitim Onjea