Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Koalicionit për Zgjedhje të Lira të Ndershme e Demokraci të Qëndrueshme” për vëzhgimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në Bashkinë e Dibrës të datës 11 Shtator 2016”.
KQZ vendosi të akreditojë 11 vëzhgues afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
2. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë shoqata, “Shoqëria Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut” (IGFM)-Albania, për vëzhgimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në Bashkinë e Dibrës të datës 11 Shtator 2016”.
KQZ vendosi të akreditojë 2 vëzhgues afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
3. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Koalicionit të Vezhguesve Vendorë”, për vëzhgimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në Bashkinë e Dibrës të datës 11 Shtator 2016”.
KQZ vendosi të akreditojë 73 vëzhgues afatshkurtër, për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
4. “Për lirimin dhe emërimin e sekretarit të KZAZ-së nr.19, për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Dibër, të datës 11.09.2016”.
KQZ vendosi të lirojë nga detyra sekretarin e KZAZ nr. 19, qarku Dibër, z. Krenar Islami dhe të emërojë në detyrën e sekretarit të KZAZ nr. 19, qarku Dibër, z. Shkëlqim Murrja.
5. “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Dibër, të datës 11.09.2016”.
KQZ vendosi të caktojë disa qendra votimi në ambiente private dhe zbatimin e detyrimit ligjor nga Bashkia e Dibrës për të kryer njoftimin me shkrim të zgjedhjësve për vendndodhjen dhe adresat e qendrave të votimit.