Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: – Projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2013”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të miratojë rezultatin e shortit dhe të emërojë ekspertët kontabël të cilët do të auditojnë partitë politike për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin kalendarik 2013. Ekspertët kontabël të liçensuar do të paraqesin në KQZ raportet e auditimit për fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin 2013, brenda datës 05.06.2014.
Në mbledhjen e Komsionit Qendror të Zgjedhjeve morën pjesë edhe nxënësit e shkollës internacionale, “World Academy of Tirana” (WAT), për të parë nga afër si funksionon institucioni që organizon dhe administron zgjedhjet shqiptare.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE