Deklaratë e Kryetarit të KQZ-së, z. Klement Zguri lidhur me raportin e OSBE-ODIHR.

Sot, opinioni publik është njohur me raportin përfundimtar të Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për Zgjedhjet Parlamentare të datës 25 qershor 2017 në Shqipëri, të cilin Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e publikoi nje ditë më parë.

Si fillim, në emër të KQZ-së përshëndes publikimin e këtij raporti dhe shpreh mirënjohjen për vlerësimin sa dashamirës, aq dhe frymëzues të punës dhe përpjekjeve të KQZ-së për të drejtuar me përkushtim procesin e vështirë zgjedhor të qershorit 2017.
Raporti vlerëson se, “pavarësisht vështirësive, KQZ-ja ia doli të zbatojë detyrat e veta bazë”. KQZ-ja ndjehet e respektuar për këtë vlerësim. Ai formon një themel të shëndoshë për të ecur me sukses përpara.
Raporti çmon sidomos transparencën e veprimtarisë së KQZ-së; “KQZ-ja ishte bashkëpunuese në dhënien e informacionit, veproi me transparencë, me mbledhje publike të transmetuara online dhe me pjesmarrjen e rregullt të vëzhguesve, medias dhe përfaqësuesve të partive”.
Tek transparenca ne gjejmë forcën tonë, ndaj jemi të kënaqur që kjo gjë vihet re dhe nga vëzhguesit.

Raporti nuk është “buqetë me lule” për asnjë nga aktorët e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk hartohet për këtë qëllim. Për të gjithë, përfshirë KQZ-në, ai është mjet pune, është udhërrëfyes. Ndaj pjesa më e rëndësishme e tij ngelen gjithmonë vërejtjet, kritikat dhe rekomandimet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i marrë ato seriozisht si çështje prioritare të agjendës së vet për të analizuar problematikën e hasur gjatë procesit zgjedhor dhe për të hartuar një paketë me propozime për zgjidhjen sa më efikase të tyre.
Për rastet e evidentuara në raport si; “KQZ nuk mori masa të qartësonte kundërshtitë (ligjore) lidhur me reklamat elektorale në median audiovizive (private)”, KQZ ka vepruar dhe do të veprojë me rigorozitet në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, në këtë kontekst, mekanizmi ligjor që lejon KQZ të qartësojë kundërshtitë nuk u vu në lëvizje, pasi palët (partitë politike dhe operatorët radiotelevizivë), i’u shmangën konfliktit me njeri-tjetrin dhe, me sa duket, e gjetën gjetkë zgjidhjen .
Përsa i takon konstatimit në raport se;  “KQZ-ja nuk mbajti qendrim të njëllojtë në vendosjen e sanksioneve për shkeljet e kuotës gjinore në listat e kandidatëve”, sqarojmë se vendimet e KQZ-së me sanksionet administrative nuk janë përmbyllur dhe jemi ende brenda afateve ligjore për vendimmarrjen.

Gjithësesi, pavarësisht nga leximi i ndryshëm i këtyre dy situatave faktike, të gjitha vërejtjet e Raportit janë material i çmuar reference për sot dhe për nesër.

Si Kryetar i KQZ-së e siguroj opinionin publik se menjëherë pas zgjedhjeve, institucioni që unë drejtoj, ka nisur punën për riaktivizimin e projektit për ngritjen e Qendrës së Trajnimeve, e cila do të ofrojë trajnime të rregullta dhe do ccertifikojë anëtarët potencialë të KZAZ-ve, KQV-ve dhe grupeve të numërimit, për të krijuar rradhën e administratorëve të ccertifikuar zgjedhorë (rekomandimi 9). Qendra e Trajnimeve do ketë në kurrikulën e vet, ndër të tjera, cikle të posaçme trainimi për voutesit rom, egjyptianë, si dhe për përfaqësuesit e pakicave kombëtare (rekomandimi 18).

KQZ po bashkëpunon intensivisht me donatorët dhe ekspertë të fushës me qëllim që të bëjë gati pa vonesë aktet e nevojshme nënligjore për një metodologji të shëndetshme të  raportimit financiar dhe për akses të plotë në informacionin për financat e fushatës, përpara dhe pas datës së zgjedhjeve (rekomandimi 16).

Në këtë kuptim, Raporti e gjen KQZ-në gati, të përgatitur dhe optimiste.