Deklaratë për KZAZ-të, dorëzimi i materialeve zgjedhore.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor kanë filluar të dorëzojnë materialet zgjedhore pranë KQZ-së. Deri tani janë dorëzuar materialet zgjedhore dhe dokumentacioni përkatës nga 67  KZAZ, dhe mbetet që të edhe 23 KZAZ.

Konkretisht:

KZAZ qe s’kane sjell ne KQZ dokumentacionin

Nr. Qarku

Bashkia

ZAZ
1 Shkoder Bashkia Shkoder ZAZ 2
2 Kukes Bashkia Tropojë ZAZ 9
3 Lezhe Bashkia Lezhë ZAZ 13
4 Diber Bashkia Mat ZAZ 16
5 Diber Bashkia Bulqizë ZAZ 18
6 Durres Bashkia Krujë ZAZ 20
7 Tirane Bashkia Vorë ZAZ 26
8 Tirane Bashkia Tiranë ZAZ 30
9 Tirane Bashkia Tirane ZAZ 31
10 Tirane Bashkia Tiranë ZAZ 38
11 Tirane Bashkia Tiranë ZAZ 39
12 Tirane Bashkia Kavajë ZAZ 42
13 Tirane Bashkia Rrogozhinë ZAZ 43
14 Berat Bashkia Ura Vajgurore ZAZ 62
15 Berat Bashkia Berat ZAZ 64
16 Berat Bashkia Skrapar ZAZ 66
17 Korce Bashkia Pogradec ZAZ 67
18 Korce Bashkia Maliq ZAZ 68
19 Korce Bashkia Korçë ZAZ 71
20 Gjirokaster Bashkia Përmet ZAZ 74
21 Gjirokaster Bashkia Kelcyre ZAZ 75
22 Vlore Bashkia Sarandë ZAZ 88
23 Vlore Bashkia Finiq ZAZ 89

Informojmë se KQZ ka filluar verifikimin e tabelave të rezultateve të nxjerra nga KZAZ-të, si edhe përputhshmërinë e tabelave të rezultateve me të dhënat e hedhura në sistemin online të Qendrës së të Dhënave.

Në zbatim të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve plotëson Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve dhe e miraton atë, jo më vonë se 48 orë nga mbërritja e tabelave për çdo zonë zgjedhore.

Përsa më sipër, ju bëjmë thirrje të gjithë Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, që të dorëzojnë menjëherë pranë KQZ-së, materialet zgjedhore për të bërë të mundur që KQZ-së të çertifikojë rezultatin e zgjedhjeve sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.