Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: – Projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Lezhës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të zj.Mirela Neli”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, z. Arben Ndoka. – Projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialistë për Integrim, në Qarkun e Durrësit, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të zj. Silvana Maksuti”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit, zj. Merita Kuçi.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE