Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro:

1- Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicioneve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
KQZ vendosi të regjistrojë:

Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, me parti pjesëtare:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë
2. Partia Lëvizja Socialiste Për Integrim
3. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
4. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
5. Partia Aleanca Demokratike
6. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian
7. Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
8. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
9. Partia Ardhmëria Shqiptare
10. Partia Demokracia e Re Europiane
11. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë
12. Partia e Çështjeve Shqiptare
13. Partia e Gjelbër
14. Partia e Punës e Shqipërisë
15. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
16. Partia e të Drejtave të Mohuara
17. Partia Forca Rinia
18. Partia e Unitetit Kombëtar
19. Partia G99
20. Partia Komuniste e Shqipërisë
21. Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori
22. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
23. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
24. Partia Ligj dhe Drejtësi
25. Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë
26. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
27. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
28. Partia Rruga e Lirisë
29. Partia Shqiptare Atdheu
30. Partia Socialiste e Moderuar
31. Partia Socialiste e Vërtetë 91
32. Partia Socialpuntore Shqiptare
33. Partia Fryma e Re Demokratike
34. Partia Demokracia Sociale
35. Partia Demokristiane e Shqipërisë
36. Partia Aleanca Demokristiane
37. Partia Pajtimi Kombëtar

Koalicionin “Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet”, me parti pjesëtare:

1. Partia Demokratike

2. Partia Republikane

3. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë

4. Partia Lëvizja e Legalitetit

5. Partia Balli Kombëtar

6. Partia Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar

7. Partia Bashkimi Liberal Demokrat

8. Partia Balli Kombëtar Demokrat

9. Partia Ora e Shqipërisë

10. Partia Bashkimi Demokrat

11. Partia Mendimi Djathtë Liberal

12. Partia e të Drejtave të Mohuara

13. Partia Konservatore Shqiptare

14. Partia Popullore Kristian Demokrate

15. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare

2- Projekt-vendimin, “Për regjistrimin si kandidat i propozuar nga zgjedhësit”:

– Z. Gjergj Ndreka, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për Këshillin e Bashkisë Lezhë.

– Z. Ilirjan Sadiku, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për Këshillin e Bashkisë Elbasan.

3- Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit, për caktimin e relatorit, të kërkesës ankimore nr.2, të paraqitur në KQZ, datë 25.04.2015”. KQZ hodhi shortin për caktimin e relatorit, sipas të cilit Relatore e kërkesës ankimore nr. 02, është Kryetarja e KQZ-së, znj. Lefterije Luzi.

4- Projekt-vendimin, “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ambjente private, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

5- Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.