Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:

– Projektvendimin, “Për miratimin e procedurave për mbledhjen, administrimin dhe publikimin e informacionit ditën e votimit në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2015.

– Projektvendimin, “Për miratimin e modelit të kodeve të sigurisë, që do të përdoren në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015. Vulat me kodet e sigurisë që do të përdoren në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015, do të jenë në ngjyrë të zezë, me numër 6-shifror me ngjyrë të bardhë. Ndërkohë, vulat me kodet e sigurisë rezervë, do të jenë në ngjyrë bojeqielli e lehtë, me numër 6-shifror me ngjyrë të zezë.

– Projektvendimin, “Për miratimin e modeleve të dokumentacinit të punës të KZAZ-ve, që do të përdoren në zgjedhjet e Organeve të Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015.”

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që mbledhja e ardhshme do të zhvillohet ditën e hënë, dt. 02.02.2015, në orën 15.00.