Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:

– Projekt-vendimin, “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatët për kryetar Bashkie, në Pogradec, Kukës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e manualit të grupit të numërimt të votave, për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

– Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në vendimin nr.18, datë 02.02.2015, “Për miratimin e modeleve të procesverbaleve të administrimit të materialeve zgjedhore, që do të përdoren, për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

– Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.