Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
1- Projekt-vendimin, “Për emërimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të KZAZ-së nr.73, në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016″.
KQZ vendosi të emërojë z. Robert Vasil Tallo, Kryetar të KZAZ-së nr. 73, Kolonjë, dhe z. Arlind Engjëll Çaçani, zëvëndëskryetar.
2- Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë, Partia e Ballit Kombëtar Demokrat”, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016” .
KQZ vendosi regjistrimin e Partisë Balli Kombëtar Demokrat, zi subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Kolonjë, të datës 20.11.2016.