Sot, 24 ekspertë financiarë kanë depozituar raportin e dytë  të ndërmjetëm, të monitorimit të fushatës zgjedhore të partive politike që marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin 2017.

Me qëllim monitorimin e fushatës zgjedhore nga partitë politike, në kohë reale, dhe rritjen e transparencës dhe marjen e masave për zbatimin e kufizimeve të vendosura nga ligji 90/2017, ekspertët financiarë përvec raportit përfundimtar, kanë detyrimin që çdo javë të depozitojnë raport të ndërmjetëm për rezultatet e monitorimit për periudhën e monitorimit.

Raportet e depozituara deri tani, janë publikuar në faqen zyrtare te internetit të KQZ-së.