Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
– “Për miratimin e modeleve të shenjave dalluese që, do të përdoren për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18 qershor 2017”.
– “Për miratimin e modeleve të zarfave të sigurisë që, do të përdoren për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18 qershor 2017”.
– “Për miratimin e modeleve të procesverbaleve të administrimit të materialeve zgjedhore që, do të përdoren për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 18 Qershor 2017”.
– “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës së KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 18 qershor 2017”.
– “Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2017″.
– “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e KQZ-së nr.110 datë 12.09.2002, ”Për miratimin e strukturës, organikën dhe numrin e punonjësve të administratës së KQZ-së”, i ndryshuar”.