Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

1. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Radio Tirana, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
2. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të organizatës SILBA-Iniciativë për Dialog dhe Demokraci,  për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
3. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit “Klan”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
4. “Për shqyrtimin e kërkesave për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendodhjeve të disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.