Kryetarja e KQZ-së, zj. Luzi merr pjesë në Mbledhjen e 4-të Bordit Ekzekutiv të A-WEB.

Kosova zgjidhet anëtar i Komitetit të Auditimit të dhe Mbikqyrjes së Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhorë Botëror (A-WEB).

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zj. Lefterije Luzi mori pjesë në takimin e 4-të vjetor të Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhorë Botëror (A-WEB), që po mbahet në New Delhi, Indi, në datat 21-24 Shkurt 2016.
Bordi Ekzekutiv është një strukturë mjaft e rëndësishme dhe garanton përfaqësim të balancuar të të gjithë kontineneteve.
Takimi i Bordit Ekzekutiv mbahet çdo vit dhe Kryetarja e KQZ-së, zj. Luzi u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv në gusht të 2015, duke e çuar në dy numrin e vendeve anëtare përfaqesuese per Evropën.
Në këtë takim Anëtarët e Bordit Ekzekutiv dhanë vlerësimet e tyre lidhur me veprimtarinë e shoqatës gjatë vitit 2015, si dhe shfaqën opinionet e tyre lidhur me strategjitë e sukseshme, të cilat do ndiqen në të ardhmen për administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në të gjitha vendet anëtare përfshirë dhe Shqipërinë.
Një pjesë të rëndësishme të axhendës së takimit e zuri zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komitetit të Auditimit dhe të Mbikqyrjes së A-WEB, OAC (Oversight ‎and Audit Committee).
Anëtarët e Bordit Ekzekutiv bënë propozimet e tyre për Anëtarë të KAM-së, duke propozuar përfaqësues për çdo kontinent. Nga propozimet e bëra dolën 4 vende kandidatë, nga të cilat vetëm tre vende do zgjidheshin anëtare të Komitetit të ri.
Pas shumë diskutimesh dhe debatesh për shkak të mosnjohjes si shtet i Kosovës nga disa vende anëtare të Bordit Ekzekutiv, me insistimin e Kryetares së KQZ-së së Shqipërisë, zj. Lefterije Luzi, e cila edhe e propozoi si kandidaturë Kosovën si përfaqësuese e kontinentit të Evropës, u arrit që KQZ e Kosovës të zgjidhet si anëtare e Komitetit të Auditimit dhe Mbikqyrjes së A-WEB me nje mandat 3 vjeçar.
Komiteti Auditimit dhe Mbikqyrjes së A-WEB ka si detyrë kontrollin e të gjithë veprimtarisë së kësaj shoqate në lidhje me implementimin e strategjive dhe programeve në fushën e zgjedhjeve.
KQZ e Shqipërisë Uron në të njëjtën kohë, zgjedhjen e Kosovës si anëtare të Komitetit dhe e vlerëson si një lajm të mirë për të dy vendet, në kuadër të realizimit të projekteve me rëndësi për rajonin dhe më gjërë.