Fillon punimet Konferenca e 25-të Vjetore dhe Asambjea e Përgjithshme e ACEEEO-s.
Sot, startoi punimet Konferenca e 25-të Vjetore e Shoqatës së Trupave Zgjedhorë dhe Asamblesë së Përgjithshme, e cila po mbahet në Tiranë dhe do të zvillohet në datat 21-23 shtator 2016.
Konferenca tre ditore e oganizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ACEEEO, ka bërë së bashku rreth 150 pjesërmarrës nga 40 vende të ndryshme të Evropës dhe më gjërë, ekpertë të lartë zgjedhorë, përfaqësues të organizata ndërkombëtare që operojnë në fushën e zgjedhjeve dhe përfaqësues të legjsilativit shqiptarë.
Tema e konferencës është “Zhvillimi i Sistemeve dhe Proceseve Zgjedhore në 25 vitet e fundit”, dhe ka për qëllim t’i ofrojë pjesëmarrësve mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira zgjedhore.
Punimet e konferencës nisën me mbledhjen e Bordit Ekzekutiv dhe të Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO, ku u vendos me shumicë votash anëtarësimi i Kosovës, si anëtari i 25-të i Shoqatës.
Hapja zyrtare e konferencës u bë nga Kryetarja e KQZ-s njëkohësisht Presidentja e ACEEEO-së, zj. Lefterije Luzi. Konferenca u përshëndet nga z. Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, z. Robert Wilton, Kryetar në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. William J. Hybl, Anëtar i Bordit të Drejtorëve të IFES-it dhe z. Zsolt Szolnoki, Sekretari i Përgjithshëm i ACEEEO.