Konferenca e 25-të e ACEEEO-s, Shqipëria vend pritës për herë të dytë.
Luzi: Zgjedhjet përballen me sfida të vazhdueshme, përballja e të cilave kërkon angazhim të të gjithë aktorëve politikë, institucionalë dhe socialë.
Kryetarja e KQZ-së njëkohësisht Presidentja e ACEEEO-s, zj. Lefterije Luzi hapi ceremoninë e Konferencës jubilare të ACEEEO-s, dhe ju uroi ë pranishmëv mirëseardhjen në Tiranë.
Zonja Luzi u shpreh se KQZ e Shqipërisë, ndihet e nderuar dhe e privilegjuar që mban për herën e dytë Presidencën e ACEEEO-s, e cila përkoi me këtë jubile, dhe që është vendi pritës për këtë Konferencë e cila trajton zhvillimin e sistemeve dhe proceseve zgjedhore përgjatë këtyre 25 viteve!
Kryetarja e KQZ-së vuri theksin në vlerën e veccantë që merr kjo organizimi i kësaj konference në Shqipëri, pasi vjen në kohën kur reforma zgjedhore është prioritet në axhendën politike dhe në më pak se një vit Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare.
“Si kryetare e KQZ e në më shumë se dy proceseve zgjedhore, më lejohet të theksoj se pavarësisht standarteve të arritura, zgjedhjet shfaqin sfida të vazhdueshme, përballja e të cilave kërkon angazhim jo vetëm të trupave zgjedhorë, por të të gjithë aktorëve politikë, institucionalë dhe socialë. Siç dëshmojnë shembujt e vendeve me demokraci të konsoliduar, demokracia merr kohë dhe ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme”- tha Luzi.
Në mbyllje të fjalës së saj, Kryteraja e KQZ-së i uroj suksese punimeve të Konferencës, forumit që i krijon mundësinë ekspertëve dhe menaxherëve zgjedhorë të vendeve të ndryshme të bëjnë bashkë njohuritë teorike dhe rekomandimet praktike, duke nxitur mendimin dhe promovimin e ideve të reja!

FJALIMI I KRYETARES