Konferenca e 25-të Vjetore e ACEEEO, celebron 25 vjetorin e krijmit të Shoqatës.
Konferenca e 25-të Vjetore e Shoqatës së Trupave Zgjedhore Evropianë, përkon me jubileun e 25-të të krijimit të ACEEEO-s. Shqipëria si anëtare themeluese që nga viti 1991, ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në ecurinë dhe progresin e Shoqatës. Në përfundim të ditës së parë të konferencës, Shoqata shprehu mirënjohjen duke i dhënë medalje nderi ekspertëve të cilët kanë punuar me të për një peirudhë 15, 20, apo 25 vjeçare.
Shoqata e ACEEEO-s eshte themeluar në vitin 1991 në Budapest të Hungarisë, në bashkëpunim me IFES-in. Shtatë vende ish-socialiste ishin të pranishme në simpoziumin e parë, ku vendet (Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Jugosllavia) vendosën të krijonin ACEEEO. Kanë kaluar pothuajse 25 vite që nga ajo kohë, dhe deri në vitin 2016, ACEEEO numëron 25 anëtarë institucionale nga rajoni evropian.