Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:

– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Lushnje, qarku Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Lushnje, qarku Fier dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ .

· Aleanca për Shqipërinë Europiane, 28 mandate

· Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 12 mandate

· Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 1 mandat

– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Kamëz, qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Kamëz, qarku Tiranë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ .

· Aleanca për Shqipërinë Europiane, 22 mandate

· Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 19 mandate

– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Vlorë, qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Vlorë, qarku Vlorë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ.

· Aleanca për Shqipërinë Europiane, 29 mandate

· Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 11 mandate

· Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 1 mandat