Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 20.06.2017, ora 18:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

A. Shqyrtimi i projekt vendimeve,

1. 1. Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
2. Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Bashkimit Europian, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
3. Për një shtesë në vendimin nr.319, datë 26.05.2017 “Për miratimin e përkthyesve të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
4. Për një shtesë në vendimin nr.393, datë 14.06.2017 “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017”.
5. Për miratimin e një përfaqësuesi të Agjensisë Greke “SOOC”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
6. Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Sllovake, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
7. Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Hungareze, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
8. Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit “Tv1 Channel Shkodër” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
9. Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Kopliku, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017, në Qarkun Shkodër.
10. Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim:  Për një ndryshim në udhëzimin nr.4, datë 09.04.2015: “Për mënyrën e caktimit dhe të organizimit të vendit të numërimit të votave, kriteret për caktimin e numërimit të grupeve, për cdo vend numërimi të votave, për caktimin e rregullave për ndarjen e detyrave midis anëtarëve të grupeve të numërimit”.
11. Për miratimin e numrit të kutive të votimit rezervë, që do të dërgohen në çdo KZAZ, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017.
12. Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017.
13. Për miratimin e Manualit të Punës së KZAZ-së dhe Grupit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.42, për zgjedhjet për Kuvendin dhe zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 25 qershor 2017.

Materialet e Mbledhjes