Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.21, të paraqitur nga Partia Socialiste, me objekt, “Kundërshtimin e vendimit nr.55, datë 13.05.2015 të KZAZ nr.15, për regjistrimin e kandidatit për kryetar Bashkie Z.Ilir Pjetër Pjetraj, Bashkia Kurbin, Qarku Lezhë” propozuar nga koalicioni APPD. KQZ vendosi pranimin e kërkesës ankimore dhe konstatimin e pavlefshëmrisë absolute të vendimit nr. 55, të KZAZ-së 15.

Projekt-vendimin, “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatët për kryetar Bashkie, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të dates 21 qershor 2015”, në bashkitë si më poshtë: Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Konispol, Himarë, Finiq, Delvinë, Fushë Arrës, Pukë, Vau-Dejës.

Projekt-vendimin, “Për miratimin e përmbatjes së fletës së votimit për anëtarë në këshillat e bashkive në disa zona zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 Qershor 2015″, si më poshtë: Vorë, Selenicë, Sarandë, Konispol, Himarë, Finiq, Delvinë, Malësi e Madhe, Fushë Arrës, Pukë, Vau-Dejës dhe Durrës.

Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

Gjithashtu, KQZ hodhi shortin dhe relatoi, kërkesën ankimore nr. 22, të paraqitur nga Partia Social Demokrate, me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së 74”. KQZ vendosi shqyrtimin e kërkesës.