Kryetari i KQZ-së, Zguri merr pjesë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të ACEEEO.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri mori pjesë në punimet e mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së Trupave Zgjedhore Evropiane (ACEEEO), që u mbajt në Lubjanë të Sllovenisë.

Mbledhja e Bordit Ekzekutiv i paraprin Konferencës së 28-të vjetore dhe Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO-s, e cila do të mbahet në 17-19 shtator 2019, në Lubjanë të Sllovenisë.

Anëtarët e Bordit diskutuan mbi raportin vjetor të organizatës, zbatimi i planit strategjik, temat e konferencës së ardhshme vjetore, si edhe cështje të tjera thelbësore.

Në përfundim të diskutimeve, Anëtarët miratuan strategjinë e ardhshme të ACEEEO-s, e cila do të paraqitet edhe në konferencën vjetore dhe në Asamblenë e Përgjithshme.