Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

1. “Për shqyrtimin e raportit të Bordit të Monitorimit të Medias”.  KQZ vendosi të urdhërojë operatorin TVSH, të kompensojë subjektin politik PS me 15.06 minuta dhe të respektojë përcaktimet e Kodit Zgjedhor për subjektet PDIU, PR, PLB dhe PSD.
2. “Për një shtesë në vendimin nr.382, datë 12.06.2017 “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
3. “Për një shtesë në vendimin nr.414, datë 15.06.2017 “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Franceze, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
4. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Spanjolle, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
5. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës së Rumanisë, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
6. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Austriake, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
7. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “Top Channel” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
8. “Për miratimin e gazetarëve të gazetës “MAPO” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
9. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “UTV NeWs” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
10. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “Star Plus Shkodër” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
11. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “Vizion Plus” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
12. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Radio Televizionit “Korça” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
13. “Për miratimin e gazetarëve, operatorëve dhe të teknikëve të transmetimit të Televizionit “Neës 24” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
14. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “ABC NEWS” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
15. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017”.
16. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
17. “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.80 qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
18. “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.32 qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
Gjithashtu, KQZ shqyrtoi “Raportet e Ndërmjetme të Monitorimit të fushatës zgjedhore nga ekspertët financiar, për periudhën 12-16 qershor 2017”.