Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

1. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, z. Astrit Veliaj.
2. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak si më poshtë:
– Qarku Vlorë, Bashkia Vlorë, z. Shkëlqim Leskaj
– Qarku Gjirokastër, Bashkia Këlcyrë, zj. Enkeleta Velo
– Qarku Gjirokastër, Bashkia Këlcyrë, zj. Valbona Qyra
– Qarku Berat, Bashkia Skrapar, z. Andi Bregu
3. “Për miratimin e Raportit Vjetor të KQZ-së për vitin 2017, që do ti paraqitet Kuvendit të Shqipërisë”.
KQZ vendosi miratimin e Raportit Vjetor të KQZ-së për vitin 2017, që do ti paraqitet Kuvendit të Shqipërisë”.
4. “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore të KQZ-së për vitin 2018”.
KQZ vendosi miraimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore të KQZ-së për vitin 2018.