Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: – Projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialistë për Integrim, në Qarkun Durrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisëpas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të zj. Ermira Koçi”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit, z. Edmond Panariti. – Projektvendimin “Për miratimin e Raportit Vjetor për veprimtarinë e KQZ-së, për vitin 2013, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë”.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE