KQZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme.

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga Kryetarja e KQZ-së, znj. Lefterije Luzi dhe Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla.

Duke marrë parasysh faktin se integriteti i zgjedhjeve në Shqipëri, ka një rëndësi të madhe, për të ardhmen dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, Prokuroria e Përgjithshme do të mbështesë dhe bashkëpunojë me KQZ për zhvillimin e fushatave sensibilizuese/edukuese dhe sesioneve trajnuese, për eleminimin e praktikave negative dhe identifikimin e shkeljeve penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Gjithashtu, Prokuroria e Pwrgjithshme do t’i dërgojë KQZ-së, informacion statistikor për veprat penale që kanë lidhje me zgjedhjet, të nevojshme për analizat paszgjedhore për hartimin e planit të masave për parandalimin e tyre në të ardhmen.

Marrëveshja nënshkruhet për herë të parë mes dy institucioneve dhe synon angazhimin e palëve në përputhje me statusin e tyre institucional, për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015.