Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi krijimin e strukturës së posaçme, për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit, si dhe miratimin e modelit të regjistrit për regjistrimin e çdo formulari vetëdeklarimi. Gjithashtu, KQZ miratoi modelin e regjistrit të posaçëm, ku do të regjistrohet çdo formularë vetëdeklarimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në faqen zyrtare të internetit (www.cec.org.al) formularin e vetëdeklarimit, i cili është i aksesueshëm për të gjithë personat që kanë detyrimin për ta plotësuar dhe dorëzuar në KQZ.

Ndërkohë, KQZ vendosi shtryjen për në mbledhjen e ditës së hënë, dt. 21.03.2016, shqyrtimin e projekt-vendimeve:
1 – Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, per zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord me vendimin nr. 67 datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek Parku Rinia”?
2 – Projekt-vendim:“Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për cështjen “A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar objekte social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e korpusit të Universitetit Politeknik”?
3 – Projekt-vendim:“Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord për të ndërtuar parkun e lojrave në zemër të Parkut të Liqenit sipas vendimit nr.1, datë 12.02.2016 të Këshillit Bashkiak Tiranë”?